Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli nis sulmin e parë në Bejrut që nga armëpushimi, koordinohet me SHBA-në

Sulmi izraelit në Bejrut

Foto: Ilustrim

Foto: Associated Press

Izraeli ka shënjestruar një komandant të lartë të Hezbollahut të mërkurën në mbrëmje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli shënjestroi komandantin e forcës Radwan. Sulmi ishte i koordinuar paraprakisht me SHBA-në, ka thënë një burim për CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Netanyahu nuk ia përmendi emrin personit, por ka thënë se militantët e forcës Radwan nën komandën e këtij komandanti ishin përgjegjës për nisjen e sulmeve në komunitetet dhe ushtarët izraelitë.

Megjithatë, në deklaratën e tij nuk tha nëse ky komandant ishte vrarë.

Izraeli nuk ka kryer sulme në Bejrut që nga fillimi i armëpushimit, por ka vazhduar ato në jug të Libanit, për të cilat ushtria izraelite ka pretenduar se ishin të lejuar sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Në mbledhjen e kabinetit të mërkurën, Netanyahu ka thënë se priste të flasë me presidentin amerikan gjatë mbrëmjes.

Sulmi aktual ndodhi derisa administrata amerikane po përpiqet të aranzhojë takim direkt mes Netanyahut dhe presidentit liban Joseph Aoun. Por, Aoun ka theksuar se për t’u takuar duhet që Izraeli të ndalojë sulmet në Liban.