Botë

Izraeli nis sulmet drejt spitalit Al-Shifa, raportohet për viktima

Forcat izraelite kanë nisur një bastisje gjatë natës në spitalin al-Shifa në Gaza, ku është raportuar për tanke dhe të shtëna të forta me armë në objekt.

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit tha se IDF-ja po kryente “një operacion në zona të caktuara të spitalit”.

IDF-ja tha se “terroristët e lartë të Hamasit janë rigrupuar brenda spitalit dhe po e përdorin atë për të nisur sulmet”.

Dëshmitarët okularë thanë se kishte gjendje paniku brenda kompleksit në qytetin e Gazës.

“Tanket po na rrethojnë. Ne jemi duke u fshehur brenda. Dëgjojmë të shtëna tankesh në afërsi të ndërtesës”, tha një burrë në një telefonatë të regjistruar me vëllain e tij të postuar në një grup WhatsApp dhe të dëgjuar nga BBC.

Të shtëna të forta me armë zjarri mund të dëgjoheshin rreth spitalit në pamjet e pa verifikuara të postuara në rrjetet sociale.

Në një mesazh tjetër zanor dërguar gazetarëve nga brenda spitalit, Muhammad Al-Sayyid tha: “Brenda kompleksit ka të vdekur dhe të plagosur dhe ushtarët arrestuan disa të rinj. Situata këtu është katastrofike”.

IDF nuk kishte sinjalizuar publikisht paraprakisht se po planifikonte të niste një operacion të ri në al-Shifa.

Në një video-mesazh të postuar në orët e hershme, zëdhënësi kryesor i IDF-së, Daniel Hagari tha se ushtria izraelite po i përgjigjej “inteligjencës konkrete që kërkon veprim të menjëhershëm”.

Ai tha se spitali do të mund të vazhdojë të funksionojë gjatë bastisjes dhe u tha pacientëve dhe stafit se nuk duhej të evakuoheshin.