Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli mund ta kthejë Libanin në epokën e gurit, paralajmëron ministri izraelit

Yoav Gallant

Yoav Gallant

Foto: Associated Press

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka paralajmëruar se ushtria e Izraelit është e aftë që ta kthejë Libanin “në epokën e gurit” nëse ndodh një luftë me militantët e Hezbollahut.

Gallant ka shtuar se pavarësisht kësaj, qeveria e tij preferon një zgjidhje diplomatike në kufirin Izrael-Liban, raporton The Guardian.

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga një vizitë në Washington, Gallant gjithashtu ka thënë se ai diskutoi me zyrtarë të lartë amerikanë propozimet e tij për qeverisjen e Gazës së pasluftës që do të përfshinte palestinezë vendas, partnerë rajonalë dhe SHBA-në, por se do të ishte "një proces i gjatë dhe kompleks.”

Ndihmësit kryesorë të presidentit amerikan, Joe Biden i kanë thënë Gallant se Washingtoni do të vazhdojë me pauzën në dërgesën e bombave të rënda për Izraelin, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters. 

Forcat izraelite sulmuan disa zona në të gjithë Gazën të mërkurën dhe banorët raportuan për luftime të ashpra gjatë natës në Rafah. Banorët kanë thënë se luftimet u intensifikuan në lagjen Tel Al-Sultan në perëndim të Rafahut, ku tanket po përpiqeshin gjithashtu të shkonin drejt veriut mes përleshjeve të rënda. 

Krahët e armatosur të Hamasit dhe Xhihadit Islamik kanë thënë se luftëtarët sulmuan forcat izraelite me raketa antitank dhe bomba mortajash.

Edhe Ministri izraelit: Nëse Hezbollahu sulmon, Libani kthehet në Epokën e Gurit Botë Ministri izraelit: Nëse Hezbollahu sulmon, Libani kthehet në Epokën e Gurit

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar të mërkurën fuqitë perëndimore se mbështesin ato që ai tha se ishin planet izraelite për të sulmuar Libanin dhe për "përhapjen e luftës" në të gjithë rajonin. 

“Izraeli tani po i drejtohet Libanit dhe ne shohim se fuqitë perëndimore në prapaskenë po mbështesin Izraelin”, ka deklaruar Erdogani gjatë një fjalimi në Kuvend.