Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli me sulme intensive mbi Gazan

Avionët luftarakë të Izraelit kanë goditur dy kampe refugjatësh në qendër të Gazës të shtunën, raportoi AP.

Banorët në kampet Nuseirat dhe Bureij kanë raportuar sulme nga Izraeli gjatë gjithë natës.

Të shtunën është raportuar për intensifikim të sulmeve izraelite. Palestinezët janë endur nëpër qytete për të kërkuar siguri, por shumica nuk po e gjejnë këtë.

Rreth 100 palestinezë janë vrarë dhe 158 janë lënduar nga sulmet e Izraelit, kanë thënë autoritetet atje.

Artikuj të ngjashëm