Izraeli ka kryer sulme ajrore mbi dhjetëra vende në Siri gjatë natës të së shtunës, pavarësisht se lideri rebel sirian, Abu Mohammed al-Jolani, ka thënë se grupi i tij Hayat Tahrir al-Sham (HTS) nuk është i interesuar për konflikt me Izraelin.
Sulmet e fundit ajrore pasojnë një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Israel Katz, se trupat izraelite, të cilët pushtuan zonën mbrojtëse të Rrafshnaltës Golan me Sirinë javën e kaluar, do të qëndrojnë për dimër në malin Hermon në pozicionet aktuale, raporton The Guardian.
Zyra e Katz ka thënë në një deklaratë se "për shkak të asaj që po ndodh në Siri, ka një rëndësi të madhe krijimi i sigurisë”.
Jolani, i ka thënë medias shtetërore siriane se “Nuk ka asnjë justifikim për ndonjë ndërhyrje të huaj në Siri tani pasi iranianët janë larguar.
“Ne nuk jemi në proces të përfshirjes në një konflikt me Izraelin”, ka deklaruar ai.
Jolani ka thënë se Izraeli po përdor pretekste të rreme për të justifikuar sulmet e tij në Siri, por se ai nuk është i interesuar të përfshihet në konflikte të reja pasi vendi do të fokusohet në rindërtimin pas përfundimit të regjimit të Bashar al-Assadit.
-
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Siri
-
Izraeli paralajmëron Erdoganin: Po e çon Turqinë drejt aventurave të rrezikshme në Siri
-
Izraeli sulmon një bazë ushtarake në Siri, reagojnë SHBA-ja dhe Turqia
-
Houthi sulmon sërish Izraelin teksa konflikti në Lindjen e Mesme po eskalon
-
Izraeli kryen sulme të reja ajrore ndaj disa fshatrave në jug të Libanit