Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë të premten se Hamasi duhet ta pranojë propozimin e armëpushimit të formuluar nga i dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ose do të asgjësohet plotësisht, dy ditë pasi grupi militant palestinez pati njoftuar se propozimi nuk përputhet me kërkesat e tij, raporton The Guardian.
Megjithatë, zyrtarë të lartë nga radhët e Hamasit kanë qartësuar se po vazhdojnë ta shqyrtojnë tekstin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vrasësit e Hamasit janë të detyruar të zgjedhin: ose të pranojnë kushtet e ‘marrëveshjes së Witkoffit’ për lirimin e pengjeve – ose të asgjësohen”, ka thënë Katz.
Nga ana tjetër, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar para gazetarëve të premten se palët “janë shumë afër një marrëveshjeje për Gazën”, duke shtuar mes tjerash se “do t’ju njoftojmë për këtë gjatë ditës ose ndoshta të nesërmen”.
Negociatat për t’i dhënë fund luftës pothuajse 20-mujore në Rripin e Gazës kanë dështuar deri më tani të prodhojnë dakordim mes palëve, ndërsa Izraeli e ka përshkallëzuar fushatën ushtarake që nga braktisja e armëpushimit të mëparshëm në muajin mars.