Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli i shqetësuar për antisemitizmin në Francë

Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se qeveria e tij është thellësisht e shqetësuar nga “vala e antisemitizmit” në Francë. Duke folur gjatë një takimi të kabinetit në Jerusalem, Netanyahu ka theksuar se ata ishin “dëshmitarë të sulmeve kriminale kundër objekteve të hebrenjve”.

Netyanyahu ka thënë se këto sulme dënohen fuqishëm nga vendi i tij dhe e mbështesin luftën e qeverisë franceze kundër antisemitizmit. Ndërkohë, janë forcat ajrore të Izraelit ato që kanë kryer sulme në zonat pranë qytetit qendror siriran të Homsit, duke shkaktuar dëme materiale, mirëpo jo viktima, ka bërë të ditur ushtria siriane. Media shtetërore ka njoftuar se mbrojtja ajrore rrëzoi disa nga raketat e lëshuara nga avionët luftarakë izraelitë që fluturonin mbi Libanin fqinj.

Autoritetet izraelite nuk komentuan mbi sulmin ajror në Homs, por thanë se një nga raketat e mbrojtjes ajrore siriane shpërtheu mbi Izraelin verior pa shkaktuar asnjë dëm. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka theksuar më vonë se ushtria izraelite u hakmor për gjuajtjen e raketës së mbrojtjes ajrore që shpërtheu mbi veriun e vendit duke sulmuar bateritë e mbrojtjes ajrore siriane nga ku u hodh raketa.