Botë

Netanyahu paralajmëron hakmarrje për sulmin e Houthit mbi Izrael

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar se do të hakmerret kundër Houthis pasi një raketë e lëshuar nga grupi goditi aeroportin kryesor të Izraelit të dielën në mëngjes.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Netanyahu ka kërcënuar me sulme kundër grupit, duke thënë: "Ne sulmuam në të kaluarën, do të sulmojmë në të ardhmen", raporton BBC.

Raketa, e lëshuar nga Jemeni nga grupi i mbështetur nga Irani, ka ranë pranë terminalit kryesor të aeroportit Ben Gurion të dielën në mëngjes, kanë thënë autoritetet izraelite.

Katër persona janë plagosur nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerë janë plagosur gjatë rrugës për në një strehë, raportojnë mediat izraelite, duke cituar shërbimet e urgjencës.

Zëdhënësi ushtarak Houthi, Yahya Saree, ka thënë në një deklaratë televizive se aeroporti izraelit "nuk ishte më i sigurt për udhëtime ajrore".

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë në një deklaratë se "Kushdo që na godet, ne do ta godasim shtatë herë më fort".

Aeroporti tani është rihapur për fluturimet, pas ndalimit të përkohshëm të tyre, megjithëse disa linja ajrore të mëdha, duke përfshirë Lufthansa, Air France dhe Delta, anuluan fluturimet e së dielës për dhe nga aeroporti.