Qeveria e Izraelit ka shpërndarë por më pas e ka fshirë një postim ngushëllues në rrjetet sociale për vdekjen e papa Françeskut. Mediat izraelite e kanë lidhur këtë me kritikat e papës për luftën në Gaza.
“Pusho në paqe papa Françesku. Qoftë i bekuar kujtimi për të”, shkruhej në postimin e faqes zyrtare izraelite.
Por, më pas u raportua se zyrtarë izraelitë kanë thënë se papa kishte bërë deklarata kundër Izraelit dhe se postimi ishte “gabim”, raportoi Reuters.
Papa, i cili vdiq të hënën, pati thënë në nëntor se komuniteti ndërkombëtar duhet të hetojë nëse fushata ushtarake e Izraelit në Gaza ishte gjenocid kundër palestinezëve.
Në janar, papa e përshkroi situatën humanitare në Gaza si “të turpshme”.
-
Papa Leoni me apel të fortë për fund të luftës në Gazë
-
Izraeli vret 22 persona, dëmton kishën e vetme katolike në Gaza
-
Papa Françesku mirëpret armëpushimin në Gazë
-
Papa Françesku kërkon hetim për të përcaktuar nëse sulmet në Gaza përbëjnë “gjenocid”
-
Papa Leoni dënon situatën e “papranueshme” të palestinezëve në Gazë