Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli e hap një pikë kufitare për furnizim me ndihma në Gazë

Izraeli vendosi të premten të lejojë përkohësisht furnizimin me ndihma humanitare në Rripin e Gazës përmes pikëkalimit të vet kufitar, Kerem Shalom, njoftoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Rripi i Gazës është duke u përballur me kushte të mjerueshme humanitare për shkak të luftës tashmë dymujore.

Deri më tani, të gjitha ndihmat humanitare janë futur në territorit e rrethuar nga Izraeli vetëm përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, Rafah.

Në Kerem Shalom, i cili ndodhet në kufirin e Gazës me Izraelin, së fundmi kontrolloheshin të gjitha dërgesat humanitare të destinuara për Gazën, por kamionët duhej të udhëtonin pastaj drejt Rafahut për t’u futur brenda enklavës palestineze.

“Kabinet i Izraelit e aprovoi sot një masë të përkohshme për shkarkimin e kamionëve në pjesën brenda Gazës të pikëkalimit Kerem Shalom”, me qëllim për ta rritur sasinë e ndihmave për këtë territor, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë për media.

Edhe Izraeli do të lejojë palestinezët të lëshojnë Gazën përmes Rafahut Botë Izraeli do të lejojë palestinezët të lëshojnë Gazën përmes Rafahut

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, i cili të premten e përfundoi një vizitë në Izrael, e quajti këtë vendim “hap të rëndësishëm”.

“Presidenti [Joe] Biden e ngriti këtë çështje së fundmi përmes një telefonate me kryeministrin Netanyahu, e cila ishte edhe temë e rëndësishme diskutimesh gjatë vizitës sime në Izrael në dy ditët e fundit”, tha ai. /REL