Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu hapin zjarr ndaj njëri-tjetrit

Hezbollahu i Libanit ka lëshuar një raketë drejtuar një tanku të Izraelit të martën, dhe Izraeli iu është përgjigjur duke e goditur një vend vëzhgimi që i përkiste Hezbollahut, në ditën e tretë të dhunës në kufirin libanez-izraelit.

Ushtria izraelite ka thënë se nuk ka të lënduar nga sulmi i Hezbollahut, tre prej luftëtarëve të të cilit u vranë të hënën nga një raketë e Izraelit, raportoi Guardian. 

Raketa u lëshuan edhe nga Libani në Izrael në një sulm që një burim sigurie në Liban tha se ishte kryer nga fraksionet palestineze. Askush nuk e mori përgjegjësinë zyrtarisht.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka thënë se një helikopter gjuajti një vend vëzhgimi të Hezbollahut.