Forcat izraelite dhe militantët e Hezbollahut shkëmbyen zjarr përgjatë kufirit Izrael-Liban të dielën, për të tretën ditë radhazi. Izraeli tha se disa ushtarë kishin mbetur të plagosur, pas përfundimit të armëpushimit me militantët e Hamasit në Gazë.
Ushtria izraelite tha se ushtarët e saj u plagosën lehtë kur një raketë antitank e gjuajtur nga Libani goditi një automjet në zonën Beit Hillel, në veri të Izraelit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoForcat izraelite u kundërpërgjigjën duke goditur me artileri, thuhet në deklaratën e ushtrisë.
Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se kishte si objektiv një sërë pozicionesh izraelite.
Pas fillimit të luftës Hamas-Izrael më 7 tetor, Hezbollahu ka kryer sulme pothuajse të përditshme me raketa mbi pozicionet izraelite në kufi, ndërsa Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore dhe artilerie në jug të Libanit.
Por kufiri ishte kryesisht i qetë gjatë një armëpushimi njëjavor në Gazë, që mori fund të premten.
Këto kanë qenë luftimet më të ashpra që nga lufta e vitit 2006 midis Izraelit dhe Hezbollahut, një aleat i Hamasit.
Në Liban, rreth 100 persona është njoftuar se kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve, 83 prej tyre luftëtarë të Hezbollahut. Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga të dyja anët e kufirit.