Botë

Izraeli arreston 50 anëtarë të Hamasit

Agjencia e sigurisë së brendshme e Izraelit ka bërë të ditur se të hënën janë arrestuar pesëdhjetë anëtarë të lëvizjes militante palestinez, “Hamas”.

Aksioni është kryer në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem në javët e fundit në kuadër të planeve për shkatërrimin e celulave militante palestineze.

Izraeli ngulmon se anëtarët e “Hamasit” planifikonin kryerjen e sulmeve kundër qytetarëve izraelitë. Aksioni është kryer një ditë pas vrasjes së një izraeliti në Jerusalem. /Ap