Ushtria izraelite ka arrestuar 21 persona të dyshuar për ndihmë në financimin e grupit militant të Hamasit. Të dyshuarit janë arrestuar në disa pjesë të Bregut Perëndimor.
Në një komunikatë, ushtria izraelite ka bërë të ditur se të dyshuarit ishin ofertues të shërbimeve financiare që financonin Hamasin nëpërmjet kriptomonedhave dhe parave të gatshme.
Të dyshuarit po punonin në Bregun Perëndimor si ndërmjetës ndërkombëtarë të këmbimeve valutore.
Ushtria ka konfiskuar dhjetëra milionë para izraelite, kasaforta, dokumente dhe telefona.
Gjatë bastisjes, ushtria izraelite gjithashtu ka njoftuar për bombardimin e militantëve në Jenin.
Ndërkohë kanë vazhduar luftimet mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Edhe
Arrestohen 9 persona në Itali, të dyshuar për financimin e Hamasit përmes organizatave
Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vrarë 210 palestinezë. Qëkur ka nisur lufta janë vrarë më shumë se 21 mijë palestinezë, shumica gra dhe fëmijë.
Ushtria izraelite ka njoftuar se ka hyrë në lagjet e qytetit të Gazës.