Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli aprovon marrëveshjen për armëpushim në Gaza

kabineti izraelit

Qeveria e Izraelit e ka aprovuar marrëveshjen e re për armëpushim në Gaza dhe për lirimin e pengjeve, duke i hapur rrugë që ajo të hyjë në fuqi të dielën.

Vendimi ka ardhur pas disa orësh diskutimi që ka vazhduar gjatë natës. Dy ministra kanë votuar kundër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kabineti i sigurisë ka rekomanduar paraprakisht ratifikimin e marrëveshjes, raportoi BBC. 

Sipas marrëveshjes, 33 pengje izraelite që mbahen nga Hamasi do të shkëmbehen me qindra të burgosur palestinezë që mbahen në burgjet izraelite. Kjo do të jetë faza e parë që do të zgjasë gjashtë javë.

Forcat izraelite do të tërhiqen nga zonat e populluara të Gazës, palestinezët e zhvendosur do të lejohen të rikthehen nëpër shtëpi dhe qindra kamionë ndihma do të lejohen në territor çdo ditë.

Negociatat për fazën e dytë – që do të përfshijë lirimin e pengjeve të mbetura, tërheqjen e plotë të trupave izraelite dhe rikthimin e qetësisë – do të fillojnë në ditën e 16-të.

Faza e tretë dhe e fundit do të përfshijë rindërtimin e Gazës dhe rikthimin e trupave të mbetur të pengjeve.

Katari ka thënë se pengjet që do të lirohen në fazën e parë do të përfshijnë gratë civile, ushtaret, fëmijët dhe të moshuarit, të sëmurit dhe civilët e plagosur.

Izraeli ka thënë se tri pengje priten të lirohen në ditën e parë të armëpushimit.

Mbi 46,870 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në tetor 2023. Shumica nga 2.3 milionë e popullsisë janë zhvendosur, vendi është shkatërruar dhe ka mungesa të mëdha të ushqimit, naftës, barnave dhe strehimit.