Italianët me simptoma të koronavirusit mund të përballen me akuza për vrasje nëse dalin jashtë shtëpive pavarësisht urdhrit për karantinim dhe nëse iu shkaktojnë vdekjen të tjerëve.
Pacientët e dyshuar me virus janë urdhëruar të qëndrojnë të izoluar duke u kërcënuar me gjobë prej 206 eurosh, por ata mund të përballen edhe me akuza më të rënda nëse infektojnë dikë teksa nuk përfillin urdhrin për izolim.
Akuza më e rëndë për vrasje mund të çojë në burgim deri në 21 vjet, sipas mediave italiane, përderisa shpërndarësit e virusit mund të akuzohen edhe me sjellje të pahijshme edhe nëse nuk vdes dikush.
“Nëse jam i infektuar dhe e di se jam dhe shikoj të bie në kontakt me të tjerët pavarësisht se e di se mund t’ua transmetoj infeksionin, krimi ndodh”, ka thënë avokati Franco Coppi për gazetën “Corriere della Sera”.
Media italiane e ka krahasuar akuzën me ndëshkimin që bëhet nëse shpërndahet HIV-i, akuzë që çoi një burrë për 24 vjet në burg, në një rast më 2017 në Romë.
Edhe
Italia i obligon punëtorët shëndetësorë që të vaksinohen
Vendimi vjen pasi Italia mbylli të gjitha dyqanet, pos farmacive dhe furrave, teksa shteti hyri në ditën e tretë të mbylljes së plotë.
Në Itali kanë vdekur më shumë se 800 persona, derisa numri i të infektuarve ka kaluar 12 mijëshin.