Italia ka ushtruar presion mbi Kombet e Bashkuara për t’i dhënë përgjigje lidhur me sulmin në Kongo, në të cilin kanë mbetur të vdekur ambasadori i vendit dhe truproja i tij.
Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, ka thënë para ligjvënësve në Romë se Italia ka kërkuar nga OKB-ja dhe nga Programi Botëror për Ushqim që të hapin hetime të menjëhershme rreth lëshimeve të sigurisë së autokolonës gjatë sulmit në afërsi të qytetit Goma.
Ai është zotuar se vendi nuk do të kursehet për nxjerrjen e së vërtetës që qëndron prapa vrasjes së ambasadorit, Luca Attanasio, dhe policit Vitorio Iokovaçi. Di Maio ka bërë të ditur se ambasada italiane në Kinshasa ka pasur në dispozicion të ambasadorit dy automjete të blinduara për qarkullim në qytet dhe përreth vendit. Porse në udhëtimin e së hënës, për të vizituar një shkollë në Rutshuri, Attanasio kishte qarkulluar me një veturë të OKB-së. Kufomat e ambasadorit Attanasio dhe policit italian kanë mbërritur të martën vonë në Romë, nga qyteti kongolez Goma.
-
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e ambasadorit italian në Kongo
-
Ambasadori italian vritet në Kongo
-
Ambasada e Italisë: Shpresojmë në zgjidhje të shpejtë dhe konstruktive për çështjen e presidentit
-
Italia kërkon që autorët e sulmit në Banjskë të përgjigjen për krimet e tyre
-
Guterres kërkon hetim të menjëhershëm për vrasjet në Gaza