Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Republikën Demokratike të Kongos për vrasje e ambasadorit Italian, Luca Attanasio dhe dy personave të tjerë në shkurt të vitit të kaluar.
Policia në Kongon Lindore ka njoftuar të martën për këto arrestime, teksa ka shtuar se i dyshuari kryesor i referuar si “Aspirant”, mbetet i lirë, raporton Euronews.
Komisioneri për provincën Kivu Veriore, akuzoi të dyshuarit për vrasjen e ambasadorit Attanasio për një përpjekje të dështuar për ta rrëmbyer atë për shpërblim.
Rrëmbyesit dyshohet se kërkonin më shumë se një milion dollar si shpërblim.
43-vjeçari u qëllua për vdekje gjatë një prite, bashkë me oficerin paraushtarak të OKB-së, Vittorio Iakovacci dhe vozitësin e automjetit, Moustapha Milambo.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se kur mund të zhvillohet një gjyq.
-
Italia i kërkon përgjigje OKB-së rreth ambasadorit
-
Ambasadori italian vritet në Kongo
-
Katër migrantë digjen të gjallë në veturën e tyre në Itali
-
Dy të vrarë në Kenia gjatë protestave kundër një qendre amerikane për Ebola
-
Ebola mund të jetë duke u përhapur më shpejt se që ishte menduar, thotë OBSH-ja