Qeveria italiane ka thënë se është gati të rindërtojë teatrin e shkatërruar nga një sulm me bombë në qytetin ukrainas, Mariupol.
"Kabineti ka miratuar propozimin tim për t'i ofruar Ukrainës burimet dhe mjetet për ta rindërtuar atë sa më shpejt të jetë e mundur. Teatrot e të gjitha vendeve i përkasin të gjithë njerëzimit”, ka shkruar në Twitter, ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini pas një takimi të kabinetit qeveritar.

Shteti ukrainas ka bërë të ditur se teatri është goditur të mërkurën nga një sulm rus, ndërsa shumë njerëz strehoheshin nga bombardimet. Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar teatrin.
Të enjten, punonjësit e shpëtimit nxorën të mbijetuarit nga rrënojat, megjithëse autoritetet e qytetit thanë se nuk ishin në gjendje të vlerësonin numrin e viktimave të mundshme ose të atyre që u shpëtuan.
-
Ukraina pretendon se Rusia po e shkatërron teatrin e Mariupolit për t’i mbuluar vrasjet
-
Punonjësit e shpëtimit thonë se ka të mbijetuar nën rrënoja të teatrit në Mariupol
-
Autoritetet ukrainase thonë se ka të mbijetuar nga shpërthimi i teatrit në Mariupol
-
Putini viziton territorin ukrainas për herë të parë që nga fillimi i luftës
-
Zyrtari ukrainas: Dy aktore të vogla vdiqën pas performimit në teatrin e Mariupolit