Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zyrtari ukrainas: Dy aktore të vogla vdiqën pas performimit në teatrin e Mariupolit

Dy vajza të reja aktore që po performonin në teatrin e Mariupolit përpara bombardimeve shkatërruese ruse të qytetit të tyre kanë vdekur, thotë këshilltari i kryebashkiakut Petro Andryushchenko.

“Lufta merr më të mirët. Dy vajza, dy aktoret e vogla simpatike Elizaveta dhe Sonya, vdiqën në Mariupol", ka thënë ai në shërbimin e mesazheve Telegram, shkruan BBC.

Të dyja kishin luajtur role të një përralle klasike.

Një sulm ajror rus më 16 mars shkatërroi teatrin - një incident i dënuar gjerësisht si një krim lufte. Deri në 300 civilë vdiqën, ndërsa qindra - kryesisht gra dhe fëmijë - ishin strehuar në bodrum në atë kohë.

Nuk dihet nëse dy aktoret kanë vdekur në atë sulm.

Edhe Dëshmia e së mbijetuarës së teatrit të Mariupolit Botë Dëshmia e së mbijetuarës së teatrit të Mariupolit

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët dhe pretendon - pa prova - se Ukraina e sajoi atë dhe incidente të tjera. Pjesa më e madhe e Mariupolit qëndron në rrënoja pas javësh granatime ruse.

"Ne nuk do t'i harrojmë kurrë engjëjt e talentuar", shkroi Andryushchenko, duke bërë thirrje për hakmarrje ndaj "pushtuesve".