Italia ka nisur sot vaksinimet për të gjithë fëmijët mbi moshën 12 vjeç, pasi Agjencia Evropiane e Barnave aprovoi javën e kaluar vaksinën Pfizer/BioNTech për 12 deri në 15 vjeç.
"Është një ditë e bukur", ka thënë kryebashkiaku i Napolit, Luigi de Magistris.
Pas një fillimi të ngadaltë për shkak të çështjeve organizative dhe mungesës së furnizimit, programi i vaksinimit të Italisë është përshpejtuar. Më shumë se 35 milionë doza janë administruar, me 12.4 milionë njerëz - pothuajse 23% e popullsisë - tani plotësisht të vaksinuar, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Duke përshëndetur zgjerimin e programit të vaksinimit, ministri i Shëndetësisë, Robert Speranza, u shpreh: "Ne ende mund të përshpejtojmë fushatën tonë për të kaluar këtë sezon të vështirë".
Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar që imunizimi i fëmijëve kundër COVID-19 duhet të konsiderohet vetëm në rrethana të veçanta për shkak të potencialit të tij duke ngritur probleme të rëndësishme praktike dhe etike.