Në Gjermani ka nisur vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç. Sipas mediave gjermane, janë gjithsej 23 qendra vaksinimi ku do të vaksinohet kjo grupmoshë.
Për këtë qëllim, qeveria e Berlinit ka caktuar 27.000 doza të përgatitjes së injektimit të ndërmarrjes gjermane të bioteknologjisë, BioNTech.
Vaksina BioNTech është e vetmja e aprovuar deri më tani për fëmijët dhe adoleshentët në Gjermani.
Kushti për vaksinimin e tyre është që prindërit duhet të pranojnë dhe të jenë të pranishëm në vaksinim. Data e vaksinimit të dytë do të vlerësohet në fund të pushimeve verore.
Artikuj të ngjashëm
-
Italia nis vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç
-
BE-ja miraton vaksinën “Pfizer” për 12 deri 15-vjeçarët
-
Merkel dhe krerët e shteteve federale gjermane diskutojnë vaksinimin e fëmijëve
-
Gjermania synon deri në fund të gushtit të vaksinojë me nga një dozë fëmijët mbi 12 vjeç
-
Gjermania zgjeron vaksinimin për të gjithë qytetarët