Italia të hënën ka ngrirë disa nga patundshmëritë në pronë të dy oligarkëve rusë, në resortin luksoz Portofino, raporton agjencia Reuters duke iu referuar dy burimeve.
Guardia di Finanza ka sekuestruar villan Altachiara, një vilë me park në Portofino në detin Ligurian, dhe një pronë e veturë në Romë nga Eduard Khudainatov, ish-shef i gjigantit energjetik rus Rosneft.
Khudainatov është në listën e zezë të sanksioneve të Bashkimit Evropian.
Në total Italia ngriu asete në vlerë 57 milionë euro.
Në maj, Policia e Italisë sekuestroi një jaht luksoz në vlerë 700 milionë euro që besohet se ishte në pronë të Khudainatovit, të cilin mediat e kanë quajtur njeri të afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Në një aksion tjetër, Policia ngriu një pronë në Sirmione, një qytet në liqenin Garda në verilindje të Italisë, me vlerë 15 milionë euro. Një nga burimet thonë se prona është e Grigory Berezkinit, kryetar i firmës ruse “ESN”.
Edhe
Shitet vila e Mussolinit në bregdetin e Adriatikut, ruan emrin
Italia ka sekuestruar vila dhe jahte në vlerë mbi 900 milionë euro në mars dhe prill nga rusët e pasur, që rregullisht kanë ardhur në Itali për pushime dhe kanë blerë prona në lokacionet më prestigjioze.
Shuma totale e aseteve që Italia i ka sekuestruar nga oligarkët rusë është në vlerë mbi 1.7 miliardë euro, sipas të dhënave të Guardia di Finanza.
-
Si i ka mbajtur Putini miliarderët e Rusisë në anën e tij gjatë luftës
-
Rusia kërcënon me “hakmarrjen më të ashpër” nëse Evropa përdor asetet e saj për Ukrainën
-
Igli Tare nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash
-
“The Guardian”: Protestat në Shqipëri po intensifikohen për resortin luksoz të mbështetur nga Kushneri