Italia do t’u japë vetëm një dozë të vaksinës anti-COVID personave që e kanë kaluar COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka dalë me një komunikatë në lidhje me këtë, ndërsa ka thënë se rekomandimi vlen për personat që kanë qenë me COVID-19 tre deri gjashtë muaj më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një dozë e vaksinës mund të shqyrtohet për individët që ishin të infektuar më herët me SARS-CoV-2, pavarësisht nëse kishin simptome apo ishin asimptomatik”, thuhet në deklaratë të Ministrisë.
Franca dhe Spanja kanë rekomanduar gjë të ngjashme muajin e kaluar.
Italia, që ka një popullatë rreth 60 milionë banorë, ka vaksinuar 4.76 milionë persona me vaksina anti-COVID, ndërsa 1.5 milionë prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.