Autoriteti i shëndetit në Francë po rekomandon që çdokush që ka qenë i infektuar me COVID-19 duhet ta marrë vetëm një dozë të vaksinës, në vend të dy dozave siç jepen zakonisht.
Njerëzit që shërohen nga koronavirusi kanë imunitet dhe duhet të vaksinohen tre0gjashtë muaj më pas.
Franca është shteti i parë që këshillon këtë, raporton BBC.
Rekomandimi vjen pasi qeveritë kudo në botë po nxitojnë ta vaksinojnë popullatën dhe ta rikthejnë jetën normale.
Të paktën 3.4 milionë njerëz në Francë janë infektuar, por të dhënat reale mendohet të jenë më të larta. Rreth 81,000 njerëz janë vdekur.
Artikuj të ngjashëm
-
Italia do t’u japë vetëm një dozë të vaksinës atyre që kanë qenë të infektuar me koronavirus
-
Të shëruarve nga koronavirusi mund t’u mjaftojë vetëm një dozë e vaksinës
-
Të vaksinuarit ndaj COVID-19 më pak të rrezikuar nga vdekja, pavarësisht shkakut
-
Zyrtarët shëndetësorë rekomandojnë edhe një dozë të vaksinës anti-COVID
-
Franca kthen bartjen e maskave