Kryeqyteti i Pakistanit, Islamabad, është vendosur në gjendje të rreptë sigurie ndërsa përgatitet të presë negociata të rëndësishme mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Bisedimet synojnë të ulin tensionet dhe të hapin rrugën drejt përfundimit të konfliktit që ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në Lindjen e Mesme.
Edhe pse armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit mbetet i paqëndrueshëm, dhe ndërkohë vazhdojnë bombardimet e Izrael në Liban, autoritetet pakistaneze thonë se negociatat do të zhvillohen gjatë fundjavës siç është planifikuar, raporton the Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas zëvendësministrit të jashtëm të Iranit, Saeed Khatibzadeh, ndërhyrjet e Pakistanit për të ruajtur paqen dhe për të mbrojtur armëpushimin kanë vazhduar edhe në prapaskenë. Ai thotë se Pakistani ka ndihmuar gjithashtu që Irani të mos ndërmarrë kundërpërgjigje ndaj sulmeve në Liban, shkruan The Guardian.
Para raundit të parë të bisedimeve që pritet të mbahet të shtunën në Islamabad, forca të mëdha ushtarake dhe njësi paramilitare janë vendosur në kryeqytet. Po ashtu, janë marrë masa të rrepta sigurie dhe qyteti është pothuajse i boshatisur.
Nga pala amerikane, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ekipin negociator do ta udhëheqë zëvendëspresidenti JD Vance, së bashku me të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Nga ana e Iranit, delegacioni pritet të përfshijë ministrin e jashtëm Abbas Araghchi dhe kryetarin e parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, të cilët kanë marrë pjesë edhe në negociatat për armëpushim më herët. Po ashtu, pritet të marrin pjesë edhe figura të larta nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.
Për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë, autoritetet pakistaneze kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar tre deri në katër vende të mundshme për zhvillimin e takimeve.
Delegacionet më të rëndësishme pritet të qëndrojnë në hotelin luksoz Serena Hotel Islamabad, i cili mund të shërbejë edhe si vend për bisedime. Hoteli është zbrazur nga mysafirët dhe zonat përreth janë vendosur nën kontroll të ushtrisë, me rrugë të mbyllura në një rreze prej 3 kilometrash.