Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

ISIS thotë se kreu sulmin në Kabul

Nga Kabuli i Afganistanit raportohet se forcat e sigurisë po zhvillojnë luftime kundër personave të armatosur afër kompleksit të Ambasadës së Irakut në Kabul, pas një sulmi vetëvrasës.

Zyrtarë të paidentifikuar policorë i kanë thënë agjencisë AP se një makinë-bombë ka eksploduar sot në afërsi të ambasadës irakiane, pas një përpjekjeje nga personat e armatosur për të depërtuar në ndërtesë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Afganistanit, Najib Danish, tha se diplomatët irakianë janë të sigurtë dhe se në sulm konsiderohet se ishin të përfshirë tre persona të armatosur.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ka raportuar agjencia propaganduese e këtij grupi, Amaq.

Në pamjet e postuara në mediat sociale shihen retë e tymit duke u ngritur në qiell.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale.

Këtë vit në Kabul kanë ndodhur disa sulme vdekjeprurëse, për të cilat janë fajësuar talibanët ose Shteti Islamik.