Ka pasur raporte të shumta për një shpërthim të fortë pranë aeroportit të Kabulit në Afganistan.
Disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë tymin që shkon tek ndërtesat.
Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka konfirmuar se një shpërthim ka ndodhur në zonë. Sipas tij, shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.
Aeroporti nuk u godit drejtpërdrejt, tha burimi, njoftoi BBC. Ende nuk dihet nëse ka viktima.
Një sulm vetëvrasës i ISIS-it në aeroportin e Kabulit shkaktoi vdekjen e rreth 180 personave vetëm disa ditë më herët. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, paralajmëroi se një sulm i dytë mund të ndodhë gjatë ditës së sotme në kryeqytetin afgan.
First Footage - Kabul explosion, Khawaja Bughra, PD15 pic.twitter.com/ioG4PTI6uB
— Muslim Shirzad (@MuslimShirzad) August 29, 2021
-
Shpërthim në aeroportin e Kabulit
-
Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul
-
Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit
-
Shpërthim afër aeroportit ushtarak në Kabul, raportohet për disa të vdekur
-
Katër të vdekur pas një shpërthimi afër një xhamie në Afganistan