Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në koncertin e Ariana Grandes në Manchester Arena, në të cilin u vranë 22 persona dhe 120 të tjerë janë plagosur.
Grupi terrorist ka njoftuar se “njëri prej ushtarëve të kalifatit ka vendosur bomba në turmë” në koncertin e Ariana Grandes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Manchesterit ka konfirmuar këtë mëngjes se sulmuesi, i cili ishte i njohur për autoritetet, ka vdekur në sallën e koncertit.
Burimet e sigurisë amerikane kanë thënë se sulmuesi me bombë në krah kishte udhëtuar me transport publik.