Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ishujt Solomon goditen nga një tërmet prej 7 shkallësh të Rihterit

Një tërmet me magnitudë prej 7 shkallësh të Rihterit ka goditur Ishujt Solomon në Oqeanin Paqësor, pranë rajonit jugperëndimor të Malango.

Nuk është raportuar ende për të lënduar apo të vdekur, por njerëzit në kryeqytetin Honiara raportuan lëkundje të mëdha për rreth 20 sekonda, raportoi BBC-ja të martën.

Mes paralajmërimeve të menjëhershme për një cunami, zyra e kryeministrit këshilloi vendasit të lëvizin në një zonë më të lartë. Megjithatë, shërbimi meteorologjik i ishujve më vonë hodhi poshtë paralajmërimin.

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor, e mbështetur nga SHBA-ja, tha gjithashtu se kërcënimi kishte kaluar tashmë.

Tërmeti goditi vetëm pas orës 13:00 me orën lokale, në një thellësi prej 15 km dhe 18 km në jug-perëndim të bregut sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Edhe Japonia goditet nga një tërmet prej 7.1 shkallë të Rihterit Botë Japonia goditet nga një tërmet prej 7.1 shkallë të Rihterit

Tërmeti shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe bëri që disa në Honiara të dilnin me nxitim nga ndërtesat.

Prokurori i Përgjithshëm i Ishujve Solomon publikoi fotografi në Twitter të kabineteve të tejmbushura të dosjeve dhe dokumenteve të shpërndara në dysheme pas tërmetit.