Në këtë grup ishujsh të vegjël në brigjet e Skocisë ndodhen më shumë se 650 turbina me erë.
Ndërsa Mbretëria e Bashkuar bën premtime të kujdesshme, por të mëdha në luftën kundër ndryshimeve klimatike në COP26, Orkney është shembull në këtë drejtim.
Adrian Bird është menaxher turbinash në Shapinsay Development Trust dhe jeton këtu që 15 vjet. Menaxhon turbinën e vetme me erë të ishullit të vogël.
Turbina u siguron 300 banorëve të Shapinsayt 5000 funte britanike në ditë nga energjia elektrike, që ua shesin kompanive të energjisë
Paratë shkojnë për shlyerjen e kredive, për shërbime autobusi dhe strehim të përballueshëm
Edhe
Raporti i INDEP-it: Kosova ka potencial energjetik, por s’ka mjaftueshëm investime
Por ishulli për fat të keq nuk ka kontroll të plotë mbi furnizimin me energji elektrike.
Firmat e energjisë vendosin kufizim të sasisë së energjisë së erës, që mund të gjenerohet për të shmangur mbingarkimin e kabllove të energjisë, që të zgjaten deri në kontinent.
Kjo rezulton në humbje të të ardhurave për ishullin, pasi duhen investime për ta vënë në funksion sërish turbinën në mënyrë efikase.
Gjithashtu pengon reduktimin e gjurmës së karbonit të ishullit, gazi përdoret si gatishmëri.
Por banorët e ishullit kanë një plan. Ata përdorin energji të tepërt nga turbinat për të prodhuar hidrogjen.
Në Shapinsay, hidrogjeni përdoret për të ngrohur një shkollë. Gjithashtu është kthyer në energji elektrike.
Në portin Kirkwall, energjia elektrike siguron energji shtesë për anijet.
Adele Lidderdal është zyrtare e ndryshimeve klimatike për Këshillin e Orkney.
Edhe
Stuhia që po paraqet rrezik për jetën e milionave në Mbretërinë e Bashkuar
Ajo beson se Orkney po jep një shembull për pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa Qeveria përpiqet të arrijë 100% të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2035.
Pikërisht në brigjet e Orkney ka më shumë eksperimente që po zhvillohen në një përpjekje për të shfrytëzuar burime të tjera energjie.