Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka deklaruar të martën se udhëheqësit evropianë nuk kanë arritur ta mashtrojnë presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë samitit shumëpalësh të zhvilluar në Washington të hënën në mbrëmje (sipas kohës lokale të Kosovës), ka shkruar Reuters.
“Koalicioni i të vullnetshmëve, nxitësi i luftës kundër Rusisë, nuk arriti ta mashtronte @POTUS në terrenin e tij”, ka shkruar Medvedev në rrjetin social X. “Evropa e falënderoi dhe i serviloset atij”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMedvedev ka shtuar më tutje se pyetja kryesore është se “çfarë melodie” do të luante Zelensky “për garancitë dhe territoret në atdhe, sapo të veshë sërish uniformën e tij ushtarake të gjelbër”.
Trumpi i ka thënë Zelenskyt të hënën se Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin në garantimin e sigurisë së Ukrainës në çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, porse shkalla e ndihmës nuk ishte menjëherë e qartë.
I dërguari i posaçëm presidencial, Steve Witkoff, kishte pretenduar disa ditë më parë se Shtetet e Bashkuara ia kanë dalë ta bindin presidentin rus, Vladimir Putin, që Ukrainës t’i ofrohen të paktën garanci të sigurisë që ngjasojnë me nenin 5 të traktatit të NATO-s.