Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-presidenti i Kosta Rikas, Oscar Aries, akuzohet për sulm seksual

Ish-presidenti i Kosta Rikas, Oscar Arias, është akuzuar për sulm seksual ndaj një gruaje në vitin 2014.

78-vjeçari që ka fituar çmimin Nobel për Paqe, kategorikisht ka mohuar akuzat dhe ka thënë se gratë gjithmonë i ka trajtuar me respekt, transmeton koha.net.

Akuzuesja e tij, një aktiviste e paqes, ka dërguar ankesën zyrtare në polici.

Ajo i ka thënë “New York Timesit” se ngacmimi ka ndodhur në një takim në shtëpinë e tij, kur e kishte ftuar për të diskutuar rreth përkrahjes së tij kundër armëve bërthamore. Arias ishte president në dy mandate, nga viti 1986 deri më 1990 dhe nga viti 2006 deri më 2010.