Në Ekuador po zhvillohen votimeve për të zgjedhur një president të ri ndërsa vendi është përfshirë së fundmi nga një dhunë e pashembullt, që çoi deri në vrasjen e një prej kandidatëve për president, në fillim të këtij muaji.
Mes kandidatët kryesorë në zgjedhjet e së dielës është një aleat i ish-presidentit Rafael Correa, i cili është larguar nga vendi, si dhe një milioner me përvojë në fushën e sigurisë, që ka premtuar se do të jetë i ashpër ndaj krimit.
Autoritetet kanë vendosur më shumë se 100 mijë policë dhe ushtarë, për të mbrojtur procesin e shmangur mundësitë për dhunë. Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Zgjedhor thanë se zgjedhjet do të dërgojnë "një mesazh të fortë demokratik, uniteti e shprese".
Votimi në Ekuador është i detyrueshëm për shumicën e popullatës me të drejtë vote, por pjesëmarrja mund të ndikohet për shkak të frikës së njerëzve për të marrë pjesë në votime. /VOA
-
“NYT” tregon për ndikimin e bandave shqiptare në botën e krimit në Ekuador
-
Vritet kandidati për president në Ekuador
-
Vriten 12 persona në Ekuador në një arenë ku po organizoheshin përleshje të gjelave
-
15 të burgosur vriten gjatë përleshjeve në një burg në Ekuador
-
Nëntë të vrarë e 10 të plagosur nga sulmi i armatosur në Ekuador