Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka arritur në samitin e klimës të Kombeve të Bashkuara në Glasgou, për të diskutuar për efektet e ndryshimit klimatik në Ishujt e Paqësorit.
Obama është mirëpritur nga të pranishmit derisa po hynte në qendrën e konferencës. Duke folur para një turme njerëzish, ish-lideri demokrat ka folur për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit për shkak se ndryshimi klimatik po rrezikon ishujt e pasur me miniera thëngjilli.
Të gjitha të dhënat shkencore tregojnë se shkaktari kryesor i ndryshimit klimatik është emetimi i dyoksidit të karbonit. Megjithatë, shtetet në zhvillim, sidomos, Kina po refuzojnë të heqin dorë prej prodhimit të energjisë elektrike nga thëngjilli.
Artikuj të ngjashëm
-
Shefi i OKB-së: Paguani ose përballuni me fatkeqësitë e shkaktuara nga klima
-
Nis sot samiti i OKB-së për klimën "COP29" në Baku të Azerbajxhanit
-
OKB-ja bën thirrje që të përshpejtohen veprimet klimatike
-
Papa kërkon veprime urgjente nga bota kundër ndryshimeve klimatike
-
Bideni lëshon thirrje klimatike drejtuar liderëve botërorë