Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-papa do të mbahet mend për dorëheqjen dhe qetësinë gjermane

Benedict XVI

Ish-papa Benedict i XVI, teologu gjerman që bëri përpjekje që të zgjonte krishterimin në Evropën e sekularizuar, por që përgjithmonë do të mbahet mend si papa i parë në 600 vjetët e fundit që dha dorëheqje nga posti, ka vdekur të shtunën në moshën 95-vjeçare.

Benedict shtangu botën më 11 shkurt të vitit 2013, kur me latinishten e tij të butë, njoftoi se më nuk do të jetë prijës i Kishës Katolike, të cilën e kishte drejtuar për tetë vjet.

Vendimi i tij dramatik ia mundësoi konklavës që të zgjidhte Papa Françeskun si pasardhës të tij.

Ish-kardinali Joseph Ratzinger kurrë nuk kishte dashur të bëhej Papë dhe në moshën 78-vjeçare planifikonte që vitet e fundit të jetës t’i kalonte duke shkruar në “paqe dhe qetësinë” e vendlindjes së tij, Bavarisë.

Artikuj të ngjashëm