Andrei Kozyrev, i cili ishte ministër i Jashtëm në periudhën 1990-1996 ka dhënë analizën e tij për shkurtimin e numrit të ushtarëve dhe operacioneve ushtarake rreth Kievit dhe Chernihivit, shkruan Sky News.
“Lajmi i mirë nga bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll nuk është se Putini po vepron befas me mirëbesim, por se rezistenca heroike ukrainase po e bën atë të kërkojë jashtë platformës dhe maskimin diplomatik”, shkroi ai në Twitter.
Kozyrev, një kritik i shquar i luftës në Ukrainë, tha se premtimi i Moskës për t’u tërhequr “mund të jetë lehtësisht një manovër për të blerë kohë, për t’u rigrupuar dhe më pas të godasë me gjithë forcën që ka”.
“Regjimi i Putinit e kupton gjuhen e forcës dhe vetëm të forcës. I ndodhur në disfatën pranë Kievit, Putini tani përdorë manovra ushtarake diplomatike dhe konvencioanle”.
Perëndimi dhe Ukraina kanë qenë shumë skeptik ndaj premtimit të fundit të Rusisë dhe autoritetet ukrainase thanë se bombardimet kishin vazhduar në Chernihiv “gjatë gjithë natës”.