Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-ministri rus: Putini llogariti gjithçka gabim

Ish-ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozyrev, ka deklaruar të enjten për BBC-në, se presidenti Vladimir Putin, ka bërë llogaritje të gabuara me vendimin e tij për ta pushtuar Ukrainën.

“Ai llogariti gjithçka gabim”, ka thënë Kozyrev, i pyetur nëse planet e Putinit për ta dobësuar NATO-n kanë dështuar duke e pushtuar Ukrainën.

Kozyrev ka kritikuar “të kaluarën” e Putinit, duke thënë se Rusia është "në rënie" sepse është shumë e varur nga eksportet e lëndëve të para.

Kozyrev ka shërbyer në qeverinë e Boris Yeltsinit, paraardhëwsit të Putinit, gjatë viteve 1990.

Artikuj të ngjashëm