Gjykata për krime lufte në Bosnje ka dënuar një grua për krime lufte kundër civilëve serbë, gjatë luftës së viteve 1992-95.
Azra Bashiq, ish-pjesëtare e ushtrisë kroate, u dënua të mërkurën me 14 vjet burgim, për pjesëmarrje në “vrasje dhe trajtim çnjerëzor, shkaktim të dhimbjeve të mëdha dhe shkelje të integritetit trupor” të civilëve të burgosur, shkruan REL.
Bashiq ka vrarë një person, duke e therur në qafë.
Dënimi vjen një vit pasi ajo është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara, ku është bërë shtetase e natyralizuar.
Bashiq ka lënë Bosnjën në vitin 1994. Ajo është arrestuar në Kentaki në vitin 2011 dhe ka luftuar kundër ekstradimit deri më 2016, kur një gjykatës federal e ka miratuar dëbimin e saj.
-
Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krimet lufte edhe në rigjykim
-
Ish-polici i Serbisë dënohet sërish me 12 vjet burgim
-
Edhe në rigjykim Bajroviqi dënohet me 12 vjet burgim për krimet e luftës në Saradran
-
Gjykimi i Bajroviqit, dëshmitari Elshani rrëfen tmerrin e përjetuar
-
Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës në Bukosh: Të hetohen dhe gjykohen kriminelët e luftës