Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-liderja e Birmanisë dënohet me pesë vjet burgim për korrupsion

Gjykata në Birmani e ka shpallur fajtore për korrupsion ish-lideren Aung Sun Suu Kyi, aktvendimi i radhës i një serie të seancave sekrete, raporton BBC.

Suu Kyi ka qenë në arrest shtëpiak që nga shkurti i vitit 2021, kur puçi ushtarak e rrëzoi qeverinë e drejtuar nga ajo.

76-vjeçarja, laureate e çmimit Nobel, është akuzuar për një numër të veprave penale, përfshirë edhe mashtrim me vota.

Ajo ka mohuar të gjitha akuzat dhe grupet e të drejtave të njeriut i kanë dënuar seancat gjyqësore ndaj saj duke i quajtur mashtrim.

Seancat në kryeqendrën Nay Pyi Taw, kanë qenë të mbyllura edhe për publikun dhe mediave.

Edhe Laureatës së Nobelit i shtohen edhe shtatë vjet burgim Botë Laureatës së Nobelit i shtohen edhe shtatë vjet burgim

Avokatëve të Suu Kyis iu është ndaluar të flasin me gazetarët.

Të mërkurën një gjykatë ushtarake e ka shpallur Suu Kyin fajtore për marrjen e një ryshfeti prej 600 mijë dollarë në formë të parave dhe të shufrave të arit nga ish-kreu i Yangonit, qytetit më të madh të Birmanisë.

Gjykata e dënoi atë me pesë vjet burgim. Avokatët i kanë thënë BBC-së se nuk kanë qenë në gjendje ta takojnë ish-lideren.

Dënimi i radhës e çon dënimin total në 11 vjet burgim, pasi ajo ishte shpallur fajtore më herët edhe për disa raste shkelje tjera.

Edhe Tre vjet shtesë burgim për Aung San Suu Kyi, dënimi total shkon në 26 vjet Botë Tre vjet shtesë burgim për Aung San Suu Kyi, dënimi total shkon në 26 vjet

Në dhjetor ajo u dënua për nxitje të pakënaqësisë ndaj ushtrisë dhe për thyerje të rregullave antiCOVID duke rrezikuar shëndetin. Në janar ajo u shpall fajtore se ka kontrabanduar “walkie-talkie” në shtëpinë e saj dhe ka thyer më tepër rastet COVID.

Suu Kyi përballet edhe me 10 akuza tjera për korrupsion, secila prej tyre përmban një dënim maksimal prej 15 vjet burgim.