Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka paralajmëruar se islami vazhdon të mbetet kërcënim i dorës së parë për sigurinë dhe se Perëndimi duhet të përgatitet për përdorimin e mundshëm të armëve biologjike nga grupet radikale.
Alarmi i ish-0liderit britanik ka ardhur në prag të 20-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Talebanët kanë marrë javën e kaluar pushtetin në Afganistan, pas tërheqjes së trupave amerikane pas 20 vjetësh luftë. Britania druan se kthimi i grupit brutal dhe boshllëku në Afganistan mund të ketë krijuar terren të përshtatshëm për “Al-Qaedan” dhe “Shtetin Islamik”.
Blairi ka thënë se duhet të vlerësojë seriozisht sfidat që vijnë nga fuqizimi i grupeve radikale islamike në Lindje të Mesme me rënien e Afganistanit në duar të talebanëve. Blairi ka thënë se pandemia ka dëshmuar gjithashtu rrezikun vdekjeprurës nga patogjenët.
Ai druan se lufta biologjike mund të kthehet në mjet të fuqishëm për realizimin e qëllimeve të aktorëve joshtetërorë. \ AP
-
Blair kritikon tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani
-
Blair e quan tragjike dhe të panevojshme tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani
-
Blairi i kërkon Starmerit afrim me Trumpin: Rrezikojmë të mbesim jashtë “ligës së kombeve kryesore”
-
Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi pas sulmit me thikë ndaj dy hebrenjve
-
Irani paralajmëron Britaninë e Madhe të jetë “shumë e kujdesshme”