Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-gjenerali kanadez që luftoi në Ukrainë, akuzohet për përdhunim

Ish-gjenerali kanadez që luftoi në Ukrainë, akuzohet për përdhunim

Një ish-gjeneral kanadez, i cili u raportua se shkoi në Ukrainë për të luftuar pushtuesit rusë, është akuzuar në Kanada për sulm seksual, pas një hetimi disa mujor, raportoi të enjten The Guardian.

Gjenerali në pension, Trevor Cadieu, përballet me dy akuza për sulme seksuale që kanë të bëjnë me incidente të supozuara në Kolegjin Ushtarak Mbretëror të Kanadasë në Kingston, Ontario në vitin 1994 kur ai ishte kadet, tha në një deklaratë zyra e Forcave Kanadeze.

Cadieu ishte emëruar për të udhëhequr ushtrinë kanadeze shtatorin e kaluar, por emërimi u tërhoq për shkak të hetimit për sulmet seksuale.

Ai akuzohet se ka përdhunuar një studente në kolegj. Më herët, pati mohuar akuzat.

Në prill të vitit 2021, ushtria pati raportuar në parlament për 581 sulme seksuale dhe 221 incidente të ngacmimeve seksuale që nga viti 2015.