Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Iranianët protestues djegin pasaportat në Kili

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur para ambasadës iraniane në Santiago të Kilit për të kundërshtuar regjimin iranian.

Ata kanë ngritur zërin në shenjë proteste ndaj vdekjes së Mahsa Aminit, gruas që vdiq në paraburgim pas arrestimit nga policia e moralit në Iran.

Grupi protestues në Kili ka djegur pasaportat iraniane.

Në mesin e protestuesve kishte edhe gra.

Ato kanë thënë se nuk e kanë ndërmend të kthehen në Iran teksa në pushtet është regjimi aktual i ajetollahut Khamenei.

Protestuesit kanë thënë se pasaporta nuk ka kurrfarë vlere.

Protestuesit gjithashtu kanë ngjyrosur me të kuqe muret e jashtme të ambasadës.

Mijëra iranianë kanë dalë në rrugë në pesë javët e fundit në shenjë proteste ndaj vdekjes së Aminit, e cila ishte arrestuar për mos mbajtje të rregullt të shamisë.

Autoritetet iraniane kanë thënë se ajo ka vdekur nga sulmi në zemër, por familja ka kundërshtuar raportin e vdekjes, duke thënë se ishte keqtrajtuar nga policia e moralit.

Artikuj të ngjashëm