Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani vazhdon sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Shtetet e Gjirit

Foto: Associated Press

Edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se negociatat produktive për t'i dhënë fund luftës ishin duke vazhduar me Teheranin zyrtar, bombardimet e pamëshirshme të Iranit ndaj shteteve të Gjirit vazhduan.

Kuvajti dhe Bahreini janë goditur të dyja me sulme të cilat kanë shkaktuar dëme, të martën në mbrëmje dhe deri në mëngjesin e së mërkurës, raporton The Guardian.

Një zjarr ka shpërthyer në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit pasi një dron goditi një rezervuar karburanti, duke e ndaluar përsëri udhëtimin ajror.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por raportet fillestare thonë se dëmi ishte "i kufizuar".

Sirena ajrore u dëgjuan mbi Bahrein të mërkurën, ndërsa më shumë raketa dhe dronë iranianë po drejtoheshin drejt tyre. Të martën, një shtetas maroken, i cili ishte punëtor me kontratë për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), u vra në një sulm me dron në Bahrein dhe pesë anëtarë të ministrisë së Mbrojtjes së EBA-s u plagosën gjithashtu në sulm.

Edhe Sulme të reja mes SHBA-së dhe Iranit, tensionet afrohen drejt një lufte të hapur Botë Sulme të reja mes SHBA-së dhe Iranit, tensionet afrohen drejt një lufte të hapur

Arabia Saudite ka njoftuar se kishte kapur gjithashtu të paktën katër dronë gjatë natës.

Shtetet e Gjirit ishin përpjekur shumë shumë për të parandaluar Trumpin që të shpallte luftë në Iran dhe ka një zhgënjim në rritje, si ndaj SHBA-së ashtu edhe ndaj Iranit, ndërsa zgjidhja e konfliktit po zvarritet.

Lexo përditësimet tjera
Irani nis sulme mbi bazat amerikane, çmimi i naftës bie pas “planit” të Trumpit

Irani nis sulme mbi bazat amerikane, çmimi i naftës bie pas “planit” të Trumpit

SHBA-ja i ka dërguar Iranit një plan 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, siç ka shkruar...