Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani, Turqia e Rusia mbushin boshllëkun e lënë nga SHBA-ja në Afganistan

Irani, Turqia, Pakistani dhe Rusia janë duke bërë përpjekje për mbushjen e boshllëkut ushtarak dhe diplomatik në Afganistan të krijuar si rezultat i largimit të forcave amerikane dhe forcimit të talebanëve.

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme në Iran janë takuar me negociatorët talebanë për të biseduar rreth qëllimeve në shtetin afgan.

Në një deklaratë të përbashkët është thënë se talebanët nuk do të përkrahin sulmet ndaj civilëve, shkollave, xhamive dhe spitaleve.

Ata kanë insistuar për një marrëveshje rreth të ardhmes së Afganistanit.

Është vlerësuar se mbi 1 milion afganë do të synojnë largimin nga shteti për të shmangur luftën ose regjimin e talebanëve.

Në ditët e fundit është raportuar për qindra raste, kur pjesëtarët e ushtrisë afgane kanë dezertuar dhe kanë kërkuar azil nëpër shtetet përreth.