Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka deklaruar se problemi kryesor në negociatat me Shtetet e Bashkuara është ndryshimi i vazhdueshëm dhe kundërthënës i qëndrimeve amerikane.
Duke folur për CNN në Teheran të dielën, Baghaei ka thënë se shkëmbimi i mesazheve mes dy vendeve po vazhdon përmes ndërmjetësve pakistanezë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Problemi kryesor i negociimit me këtë administratë është se duhet të përballesh me shumë qëndrime që ndryshojnë vazhdimisht, me zhvendosje të kushteve, deklarata të ndryshme dhe komente kontradiktore nga zyrtarë të ndryshëm. Kjo e bën të gjithë procesin shumë të vështirë”, ka thënë ai.
Sipas Baghaeit, ekzistojnë disa pika të rëndësishme mosmarrëveshjeje, por “çështja kryesore është që amerikanët duhet të kuptojnë se duhet të njohin të drejtat e Iranit”, përfshirë të drejtën për pasurim bërthamor për qëllime paqësore, sipas traktatit ndërkombëtar për mospërhapjen e armëve bërthamore.
“Në të njëjtën kohë, kur flasin për asetet tona të bllokuara, ata nuk po na japin asnjë lëshim”, ka shtuar ai.
Irani po kërkon që SHBA-ja të pranojë zhbllokimin e miliarda dollarëve asete iraniane të ngrira në banka të huaja.
CNN ka raportuar të dielën se SHBA-ja po planifikon të përdorë asetet iraniane për të mbështetur rindërtimin në vendet e Gjirit që mund të preken nga sulme të ardhshme iraniane, sipas një burimi të njohur me qëndrimin e Sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent.
Sipas të njëjtit burim, Departamenti i Thesarit do të shqyrtojë gjithashtu përdorimin e aseteve iraniane për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmet e mëparshme.
“SHBA-ja thjesht duhet t’i ndalojë sanksionet”, ka thënë Baghaei.
“Sa u përket sanksioneve dhe aseteve të bllokuara, ata thjesht duhet të lejojnë që asetet iraniane të lirohen dhe të jenë në dispozicion të iranianëve.”
Baghaei gjithashtu ka akuzuar SHBA-në se nuk po e respekton armëpushimin që ka hyrë në fuqi në prill.
“Ata kanë sulmuar anijet tona tregtare, si në Ngushticën e Hormuzit ashtu edhe në ujërat ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, situata mbetet shumë e paqëndrueshme dhe e rrezikshme dhe se kjo vjen si rezultat i “qasjes së papërgjegjshme të Shteteve të Bashkuara ndaj rajonit dhe armëpushimit”.
Nga ana tjetër, ushtria amerikane ka deklaruar se mbetet e gatshme të “vazhdojë mbrojtjen kundër agresionit iranian” në rajonin e Gjirit dhe ka njoftuar se të shtunën në mbrëmje rrëzoi edhe dy dronë iranianë që konsideroheshin kërcënim për trafikun detar.