Irani është zotuar të hënën se do të përgjigjej “në mënyrë të ashpër” ndaj çdo sulmi nga Shtetet e Bashkuara.
“Mendoj se nuk ka diçka të tillë si sulm i kufizuar”, ka thënë Esmail Baghaei, zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Iranit.
“Çdo shtet do të reagonte ndaj një akti agresioni si pjesë e së drejtës së tij të natyrshme për vetëmbrojtje, në mënyrë të ashpër. Kështu do të vepronim edhe ne”, ka shtuar ai.
Komentet erdhën si reagim ndaj raportimeve se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të jetë duke shqyrtuar një sulm të kufizuar, për ta detyruar Iranin të pranojë kushtet e tij për një marrëveshje.
Ndërkohë, grumbullimi ushtarak i SHBA-së në rajon është shtuar, ndërsa janë zhvilluar dy runde bisedimesh bërthamore me Teheranin.
Edhe
Irani paralajmëron “të hapë fronte të reja” kundër SHBA-së nëse ajo rikthen sulmet
Irani ka rënë dakord të hartojë një propozim me shkrim për të adresuar shqetësimet e SHBA-së të ngritura gjatë rundit të fundit të bisedimeve indirekte bërthamore në Gjenevë, sipas një zyrtari të lartë amerikan që ka folur në kushte anonimiteti.
“Ne po konsolidojmë qëndrimet tona dhe shpresojmë që brenda 2 ose 3 ditëve të ardhshme të kemi një rund tjetër bisedimesh, siç është njoftuar nga Dr. (Abbas) Araghchi”, ka thënë Baghaei.
-
Irani paralajmëron për sulme “më të gjera” pas kërcënimeve të Trumpit
-
Presidenti iranian kërcënon me sulme të reja ndaj objektivave amerikane
-
Irani zotohet për përgjigje të fuqishme ndaj SHBA-së, shpjegon kërkimfaljen e presidentit
-
Nëse SHBA-ja sulmon, Irani thotë se do të sulmojë bazat e saj në rajon