Ushtria e Iranit ka thënë se do të sulmojë forcat amerikane nëse ato hyjnë në Ngushticën e Hormuzit, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se do të realizojë operacion për të nxjerrë anijet e bllokuara nga rruga ujore.
Një deklaratë nga kreu i komandës qendrore të Iranit thotë se do të sulmojë “çdo forcë të armatosur të huaj” që përpiqet të afrohet ose të hyjë në ngushticë, veçanërisht ushtrinë “agresive” amerikane, raportoi BBC-ja.
Gjenerali Ali Abdollahi ka thënë se Irani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ngushtica “është nën kontrollin” e forcave të armatosura iraniane dhe kalimi i sigurt nëpër të duhet të koordinohet me Iranin “në të gjitha rrethanat”.
Ushtria amerikane ka paralajmëruar se shkatërrues me raketa, mbi 100 aeroplanë me bazë tokësore dhe detare e edhe 15 mijë anëtarë të shërbimit do ta mbështesin “Project Freedom”.
-
Irani thotë se ka ndaluar një anije amerikane të hyjë në Ngushticën e Hormuzit
-
Irani paralajmëron shpalljen e një zone të re të kufizuar në Gjirin Persik
-
Irani pretendon se goditi një mjet amerikan në Ngushticën e Hormuzit
-
SHBA-ja njofton për sulme të reja ndaj Iranit
-
Irani kërcënon me ofensivë të re pasi ngecin negociatat me SHBA-në