Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif tha se Teherani mund të tërhiqet nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), si pjesë e masave hakmarrëse, teksa Shtetet e Bashkuara kanë ashpërsuar sanksionet ndaj Iranit.
“Republika Islamike ka një sërë zgjedhjesh dhe autoritetet e shtetit janë duke i shqyrtuar ato... dhe largimi nga NPT është njëra nga to”, citohet të ketë thënë Zarif për medien shtetërore iraniane.
Komentet e Zarifit vijnë teksa një gjeneral i rëndësishëm iranian paralajmëroi se Teherani mund të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, që është një rrugë kyçe për kalimin e anijeve, nëse përballet me më shumë “armiqësi”, transmeton rel.
“Ne nuk jemi për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, por nëse armiqësitë e kundërshtarëve tanë rriten, ne jemi në gjendje ta bëjmë një gjë të tillë”, tha shefi i stafit të Forcave të Armatosura, Mohammad Bagheri për agjencinë e lajmeve, ISNA.
Uashingtoni ka shtuar presionin politik dhe ekonomik ndaj Teheranit, që prej se presidenti Donald Trump mori detyrën në janar të vitit 2017.
Edhe
Ngrihet çmimi i naftës pas deklaratës së Trumpit, paralajmërohet edhe mbyllja e Hormuzit
Trump, në maj të vitit 2018, njoftoi se Uashingtoni tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe do të rivendosë sanksionet ekonomike.
Irani edhe më herët ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dhe vazhdimisht ka thënë se mund të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, e cila është një rrugë kyçe ku kalojnë anijet, që transportojnë naftë.
-
Trump: Irani po i afrohet marrëveshjes me SHBA-në, përfshihet hapja e Hormuzit
-
Armëpushimi në rrezik, SHBA-ja e Irani përshkallëzojnë sulmet në Ngushticën e Hormuzit
-
Irani shtrëngon kontrollin ndaj Hormuzit pasi SHBA-ja u tërhoq nga sulmet e reja
-
Irani mbyll Hormuzin, Trumpi paralajmëron sulme nëse marrëveshja s’arrihet