Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani organizoi 10 komplote kidnapimi dhe vrasjeje, thotë inteligjenca britanike

Ka pasur të paktën 10 kërcënime potenciale nga Irani që të kidnapojë ose vrasë britanikë apo persona me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, këtë vit.

Të dhënat u zbuluan nga kreu i MI5, Ken McCallum gjatë përditësimit për kërcënimet që i kanoset Britanisë, raportoi BBC.

McCallum ka paralajmëruar se Britania “duhet të jetë gati për agresionin rus për vitet në vijim”.

Por, ai tha se Rusia ka përjetuar një kthim prapa pas dëbimit masiv të spiunëve të saj rreth botës pas pushtimit të Ukrainës.

Irani projektoi kërcënime “direkt” në Britani përmes “shërbimeve të saj agresive të inteligjencës”, tha ai.

Aty përfshihen ambiciet për kidnapimin ose vrasjen e britanikëve apo personave me bazë në Britani të perceptuar si armiq të regjimit, shtoi ai.

Edhe MI5 thotë se Rusia dhe Irani qëndrojnë pas rritjes së komploteve vdekjeprurëse në Britani Botë MI5 thotë se Rusia dhe Irani qëndrojnë pas rritjes së komploteve vdekjeprurëse në Britani

“Kemi parë të paktën 10 kërcënime të tilla potenciale vetëm në janar”.

Javën e kaluar, gazetarët iranianë me bazë në Britani morën paralajmërime nga policia për rreziqe potenciale për jetën e tyre.

McCallum theksoi se MI5 ka punuar me partnerë të brendshëm dhe ndërkombëtarë që të pengojë atë që ai i ka quajtur “aktivitet komplet të papranueshëm”.